Banorët e Shqipërisë e kanë zbardhur ditën jashtë shtëpive e pallateve.
Tërmeti 6.4 shkallë që ndodhi herët në mëngjes në Shqipëri, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 7 personave dhe ka shkatërruar shumë shtëpi objekte.
Futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ka dërguar lutje për popullin shqiptar.
“Zoti i ndihmoftë popullit shqiptar”, ka shkruar Xhaka.Në mediat shqiptare bëhet e ditur se si pasojë e këtij tërmeti kanë ndërruar jetë shtatë persona, si dhe qindra të tjerë janë të lënduar.