Rashica: Lutuni për Shqipërinë

Futboll

Rashica: Lutuni për Shqipërinë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:09
Rashica: Lutuni për Shqipërinë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është solidarizuar me të prekurit nga tërmetet që e goditën sot Shqipërinë, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

Pas lajmeve për tërmetet në Shqipëri, Milot Rashica e publikoi në Instagram një fotografi të dëmeve që i kanë shkaktuar këto tërmete në Shqipëri, duke ia bashkangjitur atyre mesazhin “Lutuni për Shqipërinë”.

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe rreth 600 janë lënduar nga disa tërmete të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat