Legjenda e Arsenalit, Martin Keown ka thënë se Arsenali do të humbasë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazzete nëse trajneri Unai Emery qëndron në klub.
Dyshja sulmuese ka treguar se do të largohen nga “Emirates Stadium” nëse “Topçinjtë” dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Arsenali nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit derisa janë tetë pikë larg vendit të katër.
Keown beson se nëse vazhdojnë t’i besojnë Emery, atëherë do të vazhdojë forma e dobët.
“Nëse vendosin të qëndrojnë me Emery, atëherë do të ndodhin ndryshime të mëdha. E kam paralajmëruar Arsenalin kur transferuan David Luiz në gusht dhe besoj që duhet ta heqin nga skuadra. Lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Lacazette do të largohen nëse gjërat nuk ndryshojnë”, deklaroi ai.