Jupi tregon formacionin e përbashkët Kosovë – Shqipëri

Futboll

Jupi tregon formacionin e përbashkët Kosovë – Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:30
Jupi tregon formacionin e përbashkët Kosovë – Shqipëri

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Redi Jupi, në studion e “Procesi Sportiv” është munduar që të ndërtojë një kombëtare ideale me futbollistë të përfaqësueses së Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka bërë të qartë se e ka ndërtuar këtë ekip imagjinar në bazë të asaj që lojtarët kanë dhënë në edicionin e eliminatoreve.“Në portë është Strakosha.

Në të djathtë është Hysaj, në qendër për atë që kanë dhënë janë Rrahmani e Gjimshiti. Në të majtë, meqë të dy ekipet kanë pasur probleme, unë do të kisha aktivizuar Ismajlin.

Në mesfushë do kisha Baren dhe Valon Berishën me Celinën. Përpara padyshim Rashica, Muriqi e Zeneli. Si zëvendësues i një prej tyre mund të ishte Roshi. Trajner? Challandes”, tha Jupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat