Agim Ademi: Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit

Futboll

Agim Ademi: Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Agim Ademi: Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit pas 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me stafin e tij, shpreh shqetësimin e tij për tërmetin që ndodhi në Shqipëri.

“Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit pas tërmeteve që goditën mëngjesin e sotëm Shqipërinë, ku si pasojë deri tash janë shënuar 18 viktima dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në objekte banimi.

Me këtë rast, në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe bashkëndjejmë me ta në këto momente të vështira.

FFK solidarizohet me FSHF-në, klubet e futbollit dhe tërë kombin shqiptar në këtë situatë emergjente dhe do të jetë e gatshme të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e saj vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.

Lusim Zotin që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejtë dhe njëherësh shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit shqiptar, teksa për të gjithë të lënduarit urojmë shërim sa më të shpejtë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin e saj!”, thuhet në letrën e Agim Ademit, president i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat