Leonardo: Unë s’kam parë asgjë

Futboll

Leonardo: Unë s’kam parë asgjë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:23
Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, i ka siguruar tifozët se e ardhmja e Kylian Mbappes mbetet në Francë, pasi francezët e ndalën me barazimin 2:2 Real Madridin të martën, në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së fundit pasi që publikisht e ka lavdëruar Kylian Mbappen, për të cilin klubi i tij është i interesuar ta transferojë.

Zidane e kishte deklaruar dashurinë e tij për yllin e ri, fjalë këto që janë marrë me humor të mirë nga shumica e drejtuesve në Paris Saint-Germain.

Të martën, Mbappe e dëshmoi edhe një herë pse e ka fituar zemrën e Zidanit, duke shënuar gol për PSG-në në minutën e 81-të, duke ia garantuar francezëve pozitën e parë në grup, me një ndeshje të mbetur deri në fund të fazës së grupeve.

Leonardo e kishte parë anën qesharake të deklaratave të fundit të trajnerit të Real Madridit pas ndeshjes, mirëpo ai e theksoi se dashuria e Zidanit për Mbappen nuk do të ketë rezultat pozitiv.

"A e ka thënë ai këtë? Unë s’kam parë asgjë", tha Leonardo duke qeshur, përderisa pyetej për atë deklaratë të trajnerit francez.

"E vetmja gjë që unë e di është se Mbappe është duke qëndruar këtu 100 për qind. Të tjerat shkojnë e vijnë. Ne po ecim ngadalë në bisedimet për një kontratë të re, por do të shkojmë përpara".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat