Gjyqtari shqiptar angazhohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat

Futboll

Gjyqtari shqiptar angazhohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 10:32
Gjyqtari shqiptar angazhohet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat

Për situatën e vështirë në Shqipëri, është solidarizuar edhe bota e futbollit.

Një gjest shumë të madh ka bërë arbitri i Superiores, Laver Alla, i cili në këto momente të vështira ka vendosur të lejë profesionin për pak kohë.

Alla iu ka ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti dhe për të shpëtuar ata.

Gjyqtari nga Lushnja ka qenë në hotelin e shembur “Mira Mare”, për të dhënë kontributin e tij.

Alla ka dhënë angazhimin e tij për të shpëtuar qytetarët shqiptar, teksa diçka të tillë e ka ndarë edhe me miqtë e tij ne “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat