Sarri: Ronaldo kishte akoma karburant

Futboll

Sarri: Ronaldo kishte akoma karburant

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Ronaldo kishte akoma karburant

Mauricio Sarri i gëzohet fitores që i siguroi edhe vendin e parë në grup, duke shkuar në 1/8-at me një short të pritshëm më të lehtë në letër. Dhe Mauricio Sarri është i kënaqur.

“Vendi i parë i siguruar një javë përpara fundit të fazës së grupeve? Bëmë një ndeshje ku shpenzuam shumë edhe këtë herë, kundër një rivali kaq të vështirë. Luajtëm shumë mirë, edhe pse në kampionat kishim shpenzuar shumë. Ishte një kualifikim me një rrugëtim të bukur, një pjesë e parë e madhe dhe jemi të kënaqur kështu”, tha trajneri italian për “Sky”, i cili shpjegon edhe diferencat e lojës në kampionat dhe në Champions të skuadrës së tij:

“Hasim më shumë vështirësi në Serinë A, sepse motivet në Champions janë më të mëdha. Por ne duhet të luajmë gjithnjë futbollin tonë. Humbëm shumë topa banalë në zbritjet tona.

Në Bergamo luajtëm me shumë krosime, të detyruar edhe prej modulit. Por duhet të përmirësojmë pak intensitetin”. Pastaj mendimi i fundit shkon për Ronaldon dhe Dibalën: “Fizikisht e pashë mjaftueshëm mirë. Kishte akoma karburant, nuk e di për gjurin. Dibala? Është një kampion në një moment pozitiv dhe po bën diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat