Komisioni Disiplinor merr vendimet për Ismet Munishin e Tahir Batatinën

Futboll

Komisioni Disiplinor merr vendimet për Ismet Munishin e Tahir Batatinën

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:40
Tahir Batatina

rajneri i Ballkanit, Ismet Munishi dhe ai i Llapit, Tahir Batatina, kanë mbetur të pezulluar pa të drejtë të kryerjes së detyrës së trajnerit.

Munishi mori karton të kuq në ndeshjen me Gjilanin, derisa shkaktoi gjeste të pahijshme, ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar, shkruan në raportin e FFK-së.

Batatina ka mbetur i pezulluar për shkak të deklaratës së lëshuar pas ndeshjes ndaj Dritës, ku tha se “ky është referimi më skandaloz që nga pas lufta”.

Më poshtë mund të gjeni vendimet e KD.

V E N D I M E

ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit “ BALKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare (minuta e 85 ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljeve të gabuara; ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Prishtina “ – KF “ Trepça 89 “ e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë; raportet zyrtare ( sjellje e gabuar e spektatorëve nikoqir ; minuta 50 dhe 90+3, spektatoret nikoqir; PLISAT ofenduan në kor ekipin mysafir ) Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Prishtina “ nga Prishtina – personi zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat