Klismann rikthehet në Gjermani

Futboll

Klismann rikthehet në Gjermani

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Klismann rikthehet në Gjermani

Jurgen Klismann është rikthyer në Bundesligë dhe është zyrtarizuar në krye të Herthas së Berlinit.

Trajneri gjerman zuri vendin e Ante Coviç, i cili nuk ka bërë më të mirën te kryeqytetasit. Humbja e fundit ndaj Augsburgut me rezultatin 4:0, ishte shkaku i shkarkimit.

Klisman kështu rikthehet në Bundesligë pas 10 vitesh, teksa aventura e tij e fundit ishte në sezonin 2008-2009 te Bajerni i Mynihut.s

Kontrata e Klismanit do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat