Probleme për Realin, ky mund të jetë kundërshtari në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll

Probleme për Realin, ky mund të jetë kundërshtari në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:18
Ekipi Real Madrid

Real Madrid dje e siguroi kualifikimin në fazën tjetër të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” barazuan me PSG-në, derisa ndeshjen e radhës njëkohësisht të fundit në kuadër të grupit A do ta zhvillojnë kundër Club Brugge.

Juventus, Manchester City dhe Bayern Munich janë kualifikuar gjithashtu dhe ndonjëri nga ta mund të jetë kundërshtari i radhës për klubin madrilenas.

Juventus dje mposhti Atletico Madridin dhe siguroi kualifikimin, ndërsa City barazoi me Shakhtar dhe arriti të kualifikohet derisa “bavarezët” mposhtën Crvena zvezda dhe vazhduan tutje gjithashtu.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet me 16 dhjetor në Nyon të Zvicrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat