Ushqim, çadra dhe suport mjekësor

Futboll

Ushqim, çadra dhe suport mjekësor

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Ushqim, çadra dhe suport mjekësor

Momente të vështira po kalon vendi ynë, dy ditët e fundit, pas tërmetit të fortë që goditi mëngjesin e djeshëm.

Pasojat e tërmetit ishin shumë të rënda, duke marrë jetë njerëzish, duke plagosur qindra, pa marrë parasysh tronditjen psikologjike të banorëve.

Të gjithë pa përjashtim përfshirë këtu dhe botën e futbollit janë solidarizuar. Klubi i Tiranës natën e djeshme ka bërë të mundur  hapjen e një minikampi pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Me tepër se 100 persona janë strehuar, ushqyer dhe marrë të gjithë suportin mjekësor për situatën.

Postimi i Tiranës:

“Nje nisem humanitare e KF Tiranes ka bere te mundur dje hapjen e nje minikampi prane stadiumit “Selman Stermasi”.

Nje numer i madh personash, familjesh te tronditura nga termeti i djeshem, kane zene vend ne cadra per te kaluar naten dhe qendruar aty per sa do te jete nevoja. Me teper se 100 persona jane strehuar, ushqyer dhe marre te gjithe suportin mjekesor per situaten.

Klubi eshte solidarizuar me momentin dramatik qe vendi po kalon dhe ka organizuar nje minikamp per te treguar dhe nje here vlerat si nje klub qe i kalon permasat e futbollit.

Falenderojme te gjithe qytetaret vullnetare qe kontribuan duke sjelle veshje dhe ushqime. Falenderojme partneret tane Digiprint, Spitali Salus, Uji Lajthiza, Farmaci Butrinti, Fundjave Ndryshe dhe Kristian Bocin per suportin e dhene.

Ne jemi Tirona!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat