FFK-ja dënon Munishin

Futboll

FFK-ja dënon Munishin

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 14:07
FFK-ja dënon Munishin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Ballkanit, Ismet Munishin, do të pezullohet nga detyra e trajnerit në ndeshjet zyrtare të FFK-së deri kur të merret vendimi përfundimtar i Komisionit, pasi që është kërkuar edhe një deklaratë plotësuese nga ai.

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.11.2019, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit.

Gjatë ndeshjes mes Ballkanit dhe Gjilanit në Suharekë, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq dhe pastaj u dërgoi një puthje me dorë gjyqtarëve në drejtim të fushës, në formë ironie.

Pas kësaj, Komisioni i Garave nisi procedurë disiplinore ndaj Munishit, ndërsa sot Komisioni Disiplinor ka bërë të ditur se Munishi është pezulluar nga pozita e trajnerit në ndeshjet zyrtare deri në një vendim përfundimtar.

“ISMET MUNISHI; kryetrajner në klubin e futbollit “ BALKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Ballkani “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare (minuta e 85 ndëshkohet me karton të kuq për shkak të sjelljeve të gabuara; ofendime dhe provokime ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.”, thuhet në njoftim të KD të FFK-së.

Ndërkaq, procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina për shkak të deklaratave që ai i bëri pas ndeshjes me Dritën.

“TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva, me numër të ID kartelës 001144M77 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shkeljes së kodit të etikës sportive në deklarimet e tija lidhur me referimin e ndeshjes së javës së; XVI-të Ipko-Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Drita “ – FC “ Llapi 1932 “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan; raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes deklaron për media së “Ky ishte referimi më skandaloz që nga pas lufta“ duke komentuar në mënyrë të pa autorizuar referimin e ndeshjes). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Tahir Batatina lidhur me rastin. Afati date 28.11.2019.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat