Struga shokon Shkëndijen! Shkupi triumfon, Renova barazon

Futboll

Struga shokon Shkëndijen! Shkupi triumfon, Renova barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:13
Struga shokon Shkëndijen! Shkupi triumfon, Renova barazon

Skuadra Struga Trim&Lum triumfoi me rezultat 2:1 në përballje me kampionin në fuqi, Shkëndijen nga Tetova, në derbin shqiptar të javës së 16-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Tetovarët avancuan por epërsia e tyre u përmbys në pjesën e dytë nga skuadra strugane. Koçovski (54’) e Lena (65’) realizuan për Strugën dhe Zhunior (37’) për Shkëndijen.

Struga shokon kampionin. Shkupi shkëlqeu me lojë sidomos në pjesën e dytë kur e mposhtën me 3:1 Akademia Pandevin. Shkupjanët u këndellën në pjesën e dytë dhe realizuan tri herë falë Serzhinjos (67’), Dembos (78’) e Јusufit (90+3’) dhe për mysafirët shënoi Rajkoviq në minutën e 7-të.

Renova nga Xhepçishti i Tetovës u tregua i pafat, duke barazuar 1:1 me Makedonija GP. Selmani kaloi në epërsi Renovën në minutën e 54-të dhe Bllazhevski barazon në çastet e fundit. 
 

Liga e Maqedonisë së Veriut
Shkupi-A. Pandev    3:1
Renova-Makedonija GP    1:1
Struga Trim&Lum-Shkëndija    2:1
Sileksi-Vardari    2:2
Rabotniçki-Boreci    2:1

Tabela

1. Vardari    16    9    5    2    32
2. Akademija Pandev    16    7    6    3    27
3. Shkëndija    16    7    3    6    24
4. Sileksi    16    7    2    7    23
5. Shkupi    16    5    7    4    22
6. Makedonija GP    16    5    7    4    22
7. Struga Trim & Lum    16    6    4    6    22
8. Renova    16    4    4    8    16
9. Boreci    16    4    4    8    16
10. Rabotniçki    16    4    2    10    14

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat