Liverpool, Barcelona, Leipzig, Napoli kërkojnë fitore për të siguruar kualifikimin

Futboll

Liverpool, Barcelona, Leipzig, Napoli kërkojnë fitore për të siguruar kualifikimin

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:14
Liverpool, Barcelona, Leipzig, Napoli

Sot do të zhvillohen tetë ndeshje në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Real, PSG, Bayern Munich, Tottenham, Manchester City dhe Juventus dje arritën të bëjnë zyrtare kalim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në grupin E, nëse Liverpool arrin të mposhtë Napolin do të sigurojë kualifikimin, mirëpo nëse “napolitanët” mposhtin “reds” atëherë do të arrijnë të kualifikohen.

Në grupin F, Barcelona duhet të mposhtë Dortmundin në mënyrë që ta sigurojë kualifikimin për fazën tjetër.

Ndërsa në grupin G, nëse Leipzig mposhtë Benficen, do arrij të kualifikohet gjithashtu.

Derisa në grupin H pavarësisht ndeshjeve të sotme nuk do të dihet se kush do të vazhdojë tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat