Shiten 10% të aksioneve të Manchester Cityt, ja vlera marramendëse e tyre

Futboll

Shiten 10% të aksioneve të Manchester Cityt, ja vlera marramendëse e tyre

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:20
Manchester City

Manchester City ka shitur 10 % të aksioneve te një fond investimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një shifër prej rreth 500 milionë dollarësh, vlera kjo më e lartë për një shoqëri sportive.

Kompania që bëhet pjesë e City Football Group me 10 % të aksioneve, është Silver Lake, një kompani që do të zhvillojë edhe më tej brandin e klubit kampion në fuqi të Anglisë, vlera e të cilit kap rreth 4.8 miliardë dollarë.

“Ne dhe Silver Lake ndajmë bindjen e fortë se ekzistojnë mundësi të shumta për të zhvilluar brandin tonë në sport dhe teknologji”, deklaroi presidenti i City Football Group Khaldoon Al Mubarak.

Përveç Manchester City-t, City Football Group kontrollon edhe klube si New York City FC, Melbourne City, Yokohama Marinos, Torque, Girona dhe Sichuan Jiuniu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat