Gjiganti hap dyert e stadiumit për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë

Futboll

Gjiganti hap dyert e stadiumit për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:35
Gjiganti hap dyert e stadiumit për grumbullimin e ndihmave për Shqipërinë

Pas klubit italian Lazio, numrit të klubeve që kanë filluar të grumbullojnë të ardhura për t’u ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri është edhe gjiganti grek, PAOK.

31 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Për personat e tjerë të prekur nga tërmeti është ofruar strehim nëpër tenda të ngritura në stadiume, si në Durrës e Tiranë, ndërsa së fundi dyert e stadiumit i ka hapur edhe klubi i madh grek, Paok.

“Të gjithë së bashku të mbështesim nismën e Paok për të ndihmuar të prekurit në Shqipëri nga tërmeti!”, shkruhet në llogarinë e klubit grek.

“Sepse të gjithë së bashku mund ta bëjmë botë pak më të mirë…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat