Muamed Sejdini, Agim Ademi dhe Armand Duka, marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive

Futboll

Muamed Sejdini, Agim Ademi dhe Armand Duka, marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Muamed Sejdini, Agim Ademi dhe Armand Duka, marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive

Sejdini, Ademi dhe Duka në rajonin e prekur nga tërmeti.

“Sot bashkë me homologun tim Presidentin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi qëndruam në rajonin e prekur nga tërmeti në Durrës, ku u pritëm nga miku ynë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Me dhimbje për ngjarjen e rëndë, i jemi bashkuar FSHF-së për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
Bashkërisht me miqtë tanë nga komuniteti i futbollit marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara, për të zbutur sadopak dëmin ndaj familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruhet në faqen zyrtare të Muamed Sejdinit, kryetar i FFMV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat