Umtiti: Do të doja ta përfundoja karrierën në Barcelonë, por dua të luaj

Futboll

Umtiti: Do të doja ta përfundoja karrierën në Barcelonë, por dua të luaj

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Samuel Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Umiti sezonin e kaluar po vuante nga një lëndim, gjë që shkaktoi të luaj vetëm 15 ndeshje në fanellën e Barcelonës.

Francezi ka thënë se me kënaqësi do të përfundonte karrierën në “Camp Nou”, por dëshiron të luaj.

“Do të doja të përfundoja karrierën në Barcelonë, por jam i ri. Kam kohë dhe dua të luaj dhe të fitojë tituj”, deklaroi ai.

Umtiti u transferua në Barcelonë në vitin 2016 nga Lyon dhe ka luajtur 101 ndeshje.

Sot Barcelona do të luaj kundër Dortmundit në kuadër të grupit F në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat