Klopp: Nuk vë baste, jam gjerman

Futboll

Klopp: Nuk vë baste, jam gjerman

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:25
Klopp: Nuk vë baste, jam gjerman

Jyrgen Klop është pre zantuar përpara gazetarëve i karikuar dhe shumë serioz, në pritje të Napolit, ndeshja e pestë për Grupin E, e cila mund t’i fusë në telashe serioze të dyja ekipet që kryesojnë, duke parë se edhe Salcburgu, me një fitore ndaj Genkut, mund të futet në lojë për kualifikimin në 1/8-at. 

Prandaj, trajneri i Liverpulit e vlerëson maksimalisht Napolin dhe paralajmëron: “Napoli në krizë? Nuk dua të aludoj se meqë tek italianët ka pasur probleme, për ne do të jetë e le htë të fitojmë. Madje, duke qenë një trajner që mendoj për të mirën e grupit, personalisht do t’u jepja një këshillë lojtarëve të Napolit: të ribashkohen, të zgjidhin problemet e tyre dhe të rinisin të luftojnë për skuadrën dhe tifozët.

Një këshillë për Ançelotin? Karlo s’ka nevojë për këshillat e mia, sepse është më ekspert se unë në punën e tij. Nga ana tjetër, jam i lumtur nga lajmi që Insinje nuk është grumbulluar, pasi është një lojtar vërtet i rrezikshëm. Por në të njëjtën kohë jam i lumtur që kam rikuperuar Salahun, – shpjegon trajneri i Liverpulit, i cili i pyetur mbi një fitore të mundshme 3-0, nënvizon. – A do të vija bast për këtë rezultat?

Pikësëpari, unë nuk vë baste, sepse jam gjerman dhe ne nuk e kemi si traditë jo që të luajmë baste, por as të vëmë të tilla. Vërtet në Angli flitet dhe luhen shumë baste, por unë dua thjesht të mendoj për të fituar, edhe pse sigurisht do të më pëlqente të fitoja 3-0 (Napoli i mundi 2-0 ndeshjen e parë)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat