Ka qenë pjesë e Interit 8 vite më parë, Conte e kërkon përsëri në “San Siro”!

Futboll

Ka qenë pjesë e Interit 8 vite më parë, Conte e kërkon përsëri në “San Siro”!

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:32
Antonio Conte

Interi po zhvillon një sezon fantastik, sidomos në Serie A, me zikaltrit që po rivalizojnë me Juventusin hap pas hapi. Pavarësisht rezultateve të mira, trajneri Conte vijon të ketë pasiguri, sidomos në krahët e mbrojtjes, ku Lazaro mbi të gjithë, nuk ka qenë në formën e duhur.

Për këtë arsye, numri një i stolit zikaltër duket se ka kërkuar nga Marotta një dhuratë për në muajin janar. Sipas asaj që thuhet në mediat italianë së fundmi, bëhet fjalë për Davide Faraonin, i cili është një emër i njohur në shtëpinë e Interit.

Mbrojtësi po bën paraqitje mjaft të mira me Veronën këtë sezon dhe ka lënë shumë mbresa te Conte, sidomos në sfidën e luajtur ndaj Interit në “San Siro”. Për këtë arsye, trajneri i ka kërkuar Marottas që të nisë menjëherë kontaktet me Veronën, për të firmosur në janar me 28-vjeçarin. Faraoni ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2011-2012, ku edhe ka luajtur 14 takime në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat