Reali dhe Barcelona interesohen për futbollistin e Arsenalit

Futboll

Reali dhe Barcelona interesohen për futbollistin e Arsenalit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:59
Reali dhe Barcelona interesohen për futbollistin e Arsenalit

Pierr Emerik Obamejang është një nga lojtarët më të mirë te Arsenali, teksa në shumicën e rasteve ka qenë vendimtar me golat e tij.

Sulmuesi nga Gaboni ka hyrë në sezonin e tretë me “Topçinjtë”, teksa në 78 ndeshje të zhvilluara deri tani me këtë ekip ka arritur të shënojë 50 gola. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

Sipas mediave angleze, futbollisti dëshiron të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë dhe të bashkohet me një klub që luan në Ligën e Kampionëve, diçka që ekip ku ai luan nuk ia garanton për momentin.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë dy nga skuadrat më të mëdha spanjolle, siç janë Real Madridi dhe Barcelona. Të dyja klubet po e ndjekin me kujdes situatën e 30-vjeçarit dhe në të ardhmen do të përpiqen ta afrojnë në ekipet e tyre, duke ditur që edhe dëshira e futbollistit është të luajë në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat