Chelsea barazon me Valencian, rrezikon kualifikimin

Futboll

Chelsea barazon me Valencian, rrezikon kualifikimin

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ‘Mestalla’ kundër Valencias në udhëtim, duke barazuar 2:2.

‘Blutë’ e Londrës kanë rrezikuar me kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, duke mos arritur të marrin më shumë se një pikë ndaj Valencias.

Carlos Soler në minutën e 40’, kaloi Valencian në epërsi 1:0.

Chelsea u rikthye në lojë duke përmbysur rezultatin, me golat e Mateo Kovacic në minutën e 41’ dhe Christian Pulisic, në minutën e 50’.

Daniel Wass, shpëtoi Valencian, kur në minutën e 82’, barazoi në 2:2 rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat