Feronikeli – Llapi, paratë nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Futboll

Feronikeli – Llapi, paratë nga shitja e biletave shkojnë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Ilustrim

KF Feronikeli merr vendim që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të enjtes, mes KF Feronikelit dhe KF Llapit, të dërgohen në Shqipëri si ndihmë sado e vogël për të dëmtuarit nga tërmeti.

Gjendja në Shqipëri duket ende e rëndë dhe si klub nuk mund të rrinim duarkryq, në raport me vëllezërit tanë atje.

KF Feronikeli gjithashtu do të nxjerrë në shitje numër më të madh të biletave të enjten, në rast që dikush dëshiron të blejë dy apo më shumë, që të ndihmojë Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.

Lusim tifozët që të jenë të pranishëm në stadium në numër sa më të madh, ta përkrahin klubin e zemrës, e me këtë të dhurojnë ndihmë edhe në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndeshja ndaj Llapit luhet të enjten, me fillim prej orës 12:30, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat