Leonardo: Zidane? Një gjë është e sigurt...

Futboll

Leonardo: Zidane? Një gjë është e sigurt...

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 10:24
Leonardo

Nuk është një mister që Kylian Mbappe pëlqehet nga Real Madrid dhe trajneri Zinedine Zidane.

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër PSG-së, Zizou ka pranuar hapur se është i dashuruar me sulmuesin. 

Gjithsesi, Mbappe duket se do të mbetet një ëndërr e paarrtishme për madrilenët, të paktën duke u bazuar te deklaratat e drejtorit sportiv të francezëve, Leonardo.

“Nuk e di çfarë ka thënë Zidane, por Mbappe do të qëndrojë 100% te PSG. Rinovimi i kontratës? Do të shohim”, ka thënë braziliani për RMC Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat