Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka arritur të fitojë dy ndeshjet e tij të para në krye të "Spursave". Ekipi londinez arriti të merrte 3 pikët me dramë në të dy sfidat, pasi në takimin e parë mposhti Crystal Palace me rezultatin 2-3 jashtë fushës, ndërsa në Champions kaloi me sukses Olympiacosin 4-2, pasi gjendjen në disavantazh me rezultatin 0-2.
Tekniku portugez po mendon të rinovojë me dy mbrojtësit e tij Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen. Mediet angleze bëjnë me dije se numri një i stolit i do të dy mbrojtësit në ekip dhe po mendon që të zgjasë bashkëpunimin me to.
Drejtuesit po përgatisin kontratat dhe po përpilojnë marrëveshjet e reja. Alderweireld po mendonte që të largohej nga skuadra e Tottenhamit, por afrimi i Mourinhos duket se do të ndryshojë situatën e tij.