Gjoka: Ky është gabimi që kemi bërë 

Futboll

Gjoka: Ky është gabimi që kemi bërë 

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:39
Gjoka: Ky është gabimi që kemi bërë 

Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, mposhtet nga skuadra shqiptare Struga Trim&Lum me rezultat 2:1.  

Kuqezinjtë kishin epërsi 1:0 pas pjesës së parë me golin e futbollistit Junior, mirëpo në vazhdim vendasit bënë përmbysje me realizimet e Koçoskit dhe Lenës për të çuar tre pikët në konton e Struga Trim&Lum.

“Ishte një ndeshje me disa pamje, ku pamja e parë dhe fillimi i ndeshjes deri në 45 minutëshin e parë u interpretua mirë, shkuam drejt asaj që kërkonim, arritëm edhe të shënojmë. Por në pjesën e dytë mendoj se të gjithë gabuam, nuk e vlerësuam si duhet pjesën e dytë dhe gabime bëmë të gjithë, nga i pari deri te i fundit, ndoshta që nga unë i pari nga ana e mentaliteti dhe mendoj se nëse ndeshja nuk vlerësohet maksimalisht humbet”, ka thënë Ernest Gjoka, kryetrajner i Shkëndijes. Ai e pranoi se cila ndeshje është e vështirë: “Duhet të kuptojmë se ndeshja duhet vlerësuar deri në minutën e 94-t, pasi ndryshe nuk fiton. Ndeshjet janë të vështira, ne e dinim që Struga është ekip shumë i fortë në fushë të vet, arritëm të zgjedhim situatën në gjysmën e ndeshjes dhe nuk ditëm të menaxhojmë situatën nga ana mentale gjatë gjithë ndeshjes”. Shkëndija pësoi edhe nga gabimet. “Kundërshtarët s’fitojnë dhe ne nuk e shfrytëzuam këtë.

Ky është gabimi që kemi bërë, sepse ne nuk e kuptojmë situatën ku ndodhemi dhe mendojmë se kur bëjmë mirë gjithçka ka mbaruar. Por jo, ne duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe duhet të kuptojmë që ne nuk jemi asnjë alternativë tjetër, vetëm të ecim përpara. Sepse Shkëndija është ndërtuar për të bërë suksese”, tha ai.

Ku gabuan? “Kemi gabuar thjesht nga mentaliteti, sepse nëse ne nuk do të kuptojmë këtë situatë, atëherë do të vazhdojmë t’u japim oksigjen kundërshtarëve që kemi përpara për të mbajtur largësinë. Kjo më jep keqardhje, por sigurisht gara vazhdon të jetë e gjatë dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë”, ka thënë Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat