Prishtina kualifikohet

Futboll

Prishtina kualifikohet

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Prishtina kualifikohet

Prishtina, edhe pse në cilësinë e mysafirit, në stadiumin e kryeqendrës duke e mposhtur Minatorin e Magurës me rezultat bindës 4:0, është kualifikuar për raundin e tretë apo 1/8 e finales – shorti i të cilës hedhet të martën më 3 dhjetor, ndërsa ndeshjet zhvillohen më 7 dhjetor.

“Katër golat për Prishtinën shënuan Korenica 37’ (asistues Mankenda), Mankenda 48’ (Vitija asistues), Shillova 52’ (asistues Korenica) dhe Uka 59’ (asistues Korenica). Prishtina luajti me ekip të kombinuar duke u paraqitur disa titullarë, disa me më pak paraqitje, por edhe debutoi edhe i riu Bajgora. Bardhekaltrit të dielën më 1 dhjetor udhëtojnë në Gjilan me që rast ndeshet me skuadrën vendase homonime në kuadër të javës së 17-të apo java e fundit e stinorit vjeshtor”, thuhet në faqen e FC Prishtina.

Minatori – Prishtina 0:4 (0:1)

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: afër 400.
Gjyqtarë: B. Ajeti, D. Rexhepi, A. Zhegrova, G. Pacolli.
Shënues: Korenica (37’), Gauthier Mankenda (48’), Shillova (52’), Uka (59’).
Minatori: Babatinca, Jashari, A. Statovci, Gashi, Stublla, Hasani (Morina – 81’), Miftari (Hiseni – 46’), Dobratiqi, Rrahmani, Llugaliu, G. Statovci (Dragusha – 73’). Kryetrajner: Faruk Statovci.
Prishtina: Haxho, Ibrahimi (Bajgora – 70’), Miftaraj (Xhaka – 56’), Bekteshi, Vitija, Zyba, Ahmeti, Korenica (Selimi – 60’), Uka, Mankenda, Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat