Haaland paralajmëron Liverpool: E dimë sa të fortë jemi në shtëpi

Futboll

Haaland paralajmëron Liverpool: E dimë sa të fortë jemi në shtëpi

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Erling Haaland

Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland, beson që mund të mposhtin Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dje 19-vjeçari shënoi në fitoren kundër Genk, derisa ndeshjen e radhës njëkohësisht të fundit në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve do ta zhvillojnë kundër “Reds”.

Norvegjezi ka thënë se mund t’i mposhtin skuadrën më të mirë në botë.

“Janë skuadra më e mirë në botë. E dimë sa të fortë jemi në shtëpi dhe nëse luajmë në formën më të mirë, kemi shanse”, deklaroi ai.

Fitorja ndaj Liverpoolit, do të bënte që të kualifikohen ndërsa kampionët e Evropës të eliminohen nga Liga e Kampionëve dhe të luajnë në Ligën e Evropës.

Haaland këtë sezon ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje dhe kërkohet nga shumë gjigantë evropian si Manchester United, Juventus, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat