Ademi standard por nuk ia dalin në Rusi

Futboll

Ademi standard por nuk ia dalin në Rusi

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:02
Krasnodar

Skuadra e njohur zvicerane, Baseli, nuk ia doli që të kthehet me një pikë nga Krasnodari i Rusisë. Krasnodar shënon fitore minimale 1:0 ndaj Baselit, në takimin e xhiros së pestë të grupit C në Europa League.

Futbollisti shqiptar Kemal Ademi luajti titullar deri në minutën e 68-të por të pafat për të arritur një pikë. Vendasit fituan me golin e Arit nga penalltia në minutën e 72-të.

Baseli udhëheq kreun me 10 pikë, Krasnodar renditet në vend të tretë me 9 pikë sa ka edhe Getafe në pozitën e dytë.

Getafe si mysafir e mposhti me 1:0 Trabzonspor fal golit të Jaime Mata në minutën e 50-të. Trabzon është në vend të fundit me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat