I dëshpëruar

Futboll

I dëshpëruar

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Ardian Nuhiu

Skuadra e Dritës është eliminuar nga Digital Kupa e Kosovës pasi është mposhtur nga Ballkani në rrethin e dytë të kësaj gare. Ndeshja në kohën e rregullt nuk solli fitues, e as vazhdimit duke u mbyllur me rezultat 1:1, kështu që ishin penalltitë ato që përcaktuan fituesin e ku me fat ishte Ballkani.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes është parë shumë i dëshpëruar derisa ka thënë se tash e tutje gjitha forcat i përqendrojnë tek garat kampionale.

“Shorti deshi që të ballafaqohen në këtë rreth këto dy skuadra dhe cilado që do të eliminohej do të ishte e dhimbshme për futbollin. Gjithsesi u kualifikua skuadra që kishte më me shumë fat, Ballkani përmes penalltive dhe ne e urojmë.

Mendoj se gjatë ndeshjes ekipi ynë i ka kryer detyrat si duhet, kemi udhëhequr me rezultat 1:0 por ja që në fund ishin penalltitë ato që vendosën dhe Ballkani kaloi tutje. Ne tash duhet të përqendrohemi në kampionat në luftë për titull”, ka Ardian Nuhiu për Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat