Gjilani kualifikohet në rrethin e tretë

Futboll

Gjilani kualifikohet në rrethin e tretë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:43
Gjilani kualifikohet në rrethin e tretë

Skuadra e Gjilanit ka arritur fitore në udhëtim, ku në kuadër të Digitalb Kupës së Kosvës në futboll, arriti të triumfoi me rezultat 0:3 përballë Malishevës, kësisoj duke kaluar në raundin tjetër të garave.

Golat e skuadrës kuq e bardh u realizuan në pjesën e dytë të takimit, ku fillimisht kapiteni i skuadrës, Ylber Kastrati në minutën e 62' hapi serinë e golave.

Tre minuta më pas në listën e golshënuesëve u fut edhe Bedri Greca, duke ngritur shifrat në 0:2.
Goli i 3-të dhe i fundit në këtë ballafaqim, erdhi nga Qëndrim Dautaj, i cili në minutën e 85' i dha epilogun final këtij takimi, duke vulosur fitoren e kuq e bardhëve.

Skuadra e Gjilanit në fundjavë rikthehet të luaj në Ipko Superligë, ku në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore do ta zhvilloj si vendas kundër Prishtinës në Gjilan, thuhet nga FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat