Liga e Evropës: Roma bindëse kundër Istanbul Basaksehir – tri pikë për tri gola

Futboll

Liga e Evropës: Roma bindëse kundër Istanbul Basaksehir – tri pikë për tri gola

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 20:57
Ilustrim

Roma ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Evropës.

Në kuadër të Ligës së Evropës, Roma ka marrë fitore si mysafire, kundër skuadrës së Istanbul Basaksehir, me rezultatin 0:3.

Romakët kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë, duke shënuar me anë të Jordan Veretout, i cili u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Epërsinë e dyfishoi holandezi i talentuar, Justin Kluivert, vetëm 10 minuta pas goli të parë të Romës.

Rezultatin final dhe fitoren e Romës e vulosi ylli boshnjak, Edin Dzeko, i cili në minutën e 45’ shënoi për 0:3.

Roma tashmë numëron 8 pikë për pozitën e dytë, një më shumë sesa Istanbul Basaksehir që mbanë pozitën e tretë.

Grupin e prinë skuadra e Monchengladbach, me pikët e barabarta me Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat