Nuk ndodhte nga viti 1992, Emery e mëson fatin brenda disa orësh

Futboll

Nuk ndodhte nga viti 1992, Emery e mëson fatin brenda disa orësh

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 08:55
Unai Emery

Arsenali do ta shkarkojë trajnerin Unai Emery brenda disa orësh. Kupa është mbushur për spanjollin, pas humbjes së mbrëmshme 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt, në Ligën e Europës. Konfirmimi vjen nga Francesc Aguilar i gazetës “ Mundo Deportivo”:

“Ky vendim i pritshëm do të merret për shkak të sjelljes së çuditshme të lojtarëve në fushë, duke shfaqur një nivel shumë më të ulët se cilësia e tyre. Se ka një thyerje mes skuadrës dhe trajnerit, kjo u dëshmua edhe kundër Eintracht Frankfurt në “Europa League”. Në kësi rastesh të rezultateve negative dihet se përgjegjësinë e merr trajneri”.

Seria e tanishme e Arsenalit, me shtatë ndeshje pa fitore, është më e keqja që klubi londinez ka pasur që nga viti 1992, përpara se Arsene Wenger të bashkohej me “Topçinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat