Bale mund të rikthehet tek Tottenham

Futboll

Bale mund të rikthehet tek Tottenham

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Gareth Bale

Gareth Bale me shumë mundësi pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Tottenham janë të gatshëm ta rikthejnë atë sërish në skuadër, me kryetarin  e klubit Daniel Levy i cili duket i përgatitur për të shqyrtuar një marrëveshje, raporton Bleacher Report.

Ky transferim ka marrë edhe dritën e gjelbër nga trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho i cili e dëshiron uellsian në klubin e tij.

Kujtojmë që Bale dhe Mourinho kanë punuar së bashku edhe në Real Madrid, sa portugezi ishte nën drejtimin e klubit madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat