Tahir Batatina arsyeton vëllain e tij: Ka qenë një eufori pas eliminimit nga kupa

Futboll

Tahir Batatina arsyeton vëllain e tij: Ka qenë një eufori pas eliminimit nga kupa

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 13:58
Tahir Batatina

Pas deklaratave të nënkryetarit të klubit të Llapit, ka reaguar edhe vet trajneri i skuadër Tahir Batatina.

Gjatë ditës së djeshme, Llapi u eliminua nga Kupa e Kosovës, pas humbjes të pësuar në Drenas nga Feronikeli me rezultat 1:0.

Menjëherë pas humbjes kishte reaguar edhe vet nënkryetari i skuadrës llapjane, Amrush Batatin duke i akuzuar disa prej lojtarëve kyç të skuadrës për rezultat e dobëta.    

“Jo veç lojtarët nga jashtë, por duke filluar nga Plaku (Sebino), Zhdrella (Mentor), Maliqi (Behar), Ademi, Labinoti (Osmani). Të gjithë kanë qenë tepricë për Llapin dhe duhet shumë shpejtë që t’ju jepet shanca te rinjve. Ata aty janë veç për lekë e jo veç për lekë, e jo për KF Llapin”, ka shkruar Batatina.

Ndërsa sot në një prononcim të shkurtër për kp ka reaguar edhe vet Tahir Batatina, duke e arsyetuar vëllain e tij.

“Ka qenë një eufori pas ndeshjes se kupës që është shumë normale asgjë më shumë”, është shprehur Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat