Willian: Unë jam duke i pritur ata

Futboll

Willian: Unë jam duke i pritur ata

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:16
Willian: Unë jam duke i pritur ata

Willian ka shprehur edhe njëherë dëshirë për të qëndruar tek te kaltrit e Londrës, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje me klubin.

Braziliani është duke kaluar sezonin e shtatë në Stamford Bridge, derisa kontrata e tij përfundon në muajin qershor.

Por, vet lojtari i cili mbush 32 vjeç vitin e ardhshëm është shprehur se synon të mbetet tek Chelsea, dhe është në pritje të fillimit të bisedimeve për kontratën e re.

“Ndihem i lumtur që luaj këtu, për këtë klub por situata nuk është në duart e mia. Është në duart e drejtuesve të klubit”, tha fillimisht Willian.

“Unë jam duke i pritur ata. Ata e dinë se çfarë saktësisht unë dua, kështu që do ti pres”, përfundoi braziliani.

Willian bëri paraqitjen e tij të 17-të të sezonit të Mërkurën në barazimin 2-2 të Ligës së Kampionëve të Chelsea me Valencia, duke luajtur 80 minuta para se të zëvendësohej nga Mason Mount.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat