Zidane: Vinicius nuk do të largohet

Futboll

Zidane: Vinicius nuk do të largohet

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Zidane

Zinedine Zidane është paraqitur para mediave në prag të ndeshjes që Reali do të luajë kundër Alavesit.

Trajneri francez foli rreth atmosferës në skuadër, dhe analizoi shumë situatën e Vinicius i cili ishte përjashtuar në dy ndeshjet e fundit.

Duke folur rreth Vinicius, Zidane u shpreh se ai nuk do të largohet dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e klubit madrilen.

"Ai do të qëndrojë këtu, ai është në skuadër. Ai nuk ka luajtur shumë kohët e fundit, por ai do të tregojë se sa vlen. Ajo që ka ndryshuar është se Hazard dhe Rodrygo i kemi në dispozicion tani.

Ndërsa sa i përket ndeshjes kundër Alavesit, trajneri i Realit u shpreh se e di shumë mirë se sa vështirë do të jetë për klubin madrilen.

"Ne e dimë me kë do të luajmë, ne e dimë se çfarë po bëjnë ata në fillim të sezonit dhe e dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, në një stadium të komplikuar. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë. Duhet të jemi të përgatitur për të luajtur nga minuta e para e deri në fund”, u shpreh Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat