Sadiki: Referimi, pjesa më e errët

Futboll

Sadiki: Referimi, pjesa më e errët

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Sadiki: Referimi, pjesa më e errët

Skuadra e Renovës nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e së mërkurës kundër Makedonija GJP në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Ata barazuan 1:1 në javën e 16-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Burim Sadiki është shprehur i revoltuar në gjyqtarët, ku sipas tij, kanë gabuar në disa raste duke dëmtuar skuadrën e tyre që të mos shënoj fitore, ndërsa iu lejuan miqve të shënojnë gol në minutën e 94-të.

“Referimi në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut është pjesa më e errët në futbollin vendor. Jam gati 12 vite në këtë Ligë dhe asgje nuk është përmirësuar, por përkundrazi bëhet edhe më keq”, deklaroi një nga futbollistët më me përvojë të Renovës.

Pas javës së 16-të, Renova gjendet në vendin e parafundit me 16 pikë.
Të dielën ata takohen me Borecin në Veles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat