ZYRTARE: Dembele do të mungojë 10 javë

Futboll

ZYRTARE: Dembele do të mungojë 10 javë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:15
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele do t’i mungojë përsëri skuadrës së Barcelonës.

Ylli francez i futbollit, Dembele, nuk e ka të thënë që të çlirohet nga lëndimet që po e përcjellin karrierën e tij.

Dembele ka pësuar një tjetër dëmtim, në ndeshjen kundër Dortmund, duke ia pamundësuar atij vazhdimin e lojës.

Sipas njoftimit të fundit nga skuadra e Barcelonës, ekzaminimet e fundit të kryera bëjnë të ditur se lojtari ka problem muskulor në këmbën e djathtë.

Dembele do t’i mungojë skuadrës së Barcelonës deri në 10 javë.

Antoine Griezmann duket se do të ketë minutat maksimale në dispozicion, me dëmtimin e Dembele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat