Ferguson jep komentet më të sinqerta për Klopp dhe Guardiola

Futboll

Ferguson jep komentet më të sinqerta për Klopp dhe Guardiola

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Alex Ferguson ka folur lidhur me trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp, dhe atë të Manchester City, Pep Guardiola.

Guardiola dhe Klopp kanë vendosur një standard të ri në Premierligë, duke kthyer në dy superfuqi skuadrat e Manchester City dhe Liverpool.

Sigurisht, puna e shkëlqyer e dyshes nuk i ka ikur as Sir Alex Ferguson, i cili i ka cilësuar ata si dy njerëz brilant, të cilët tashmë mund të konsiderohen në mesin e më të mirëve që kanë qenë në këtë kampionat.

“Kënaqem kur dikush shkëlqen në lojën e futbollit, dhe sigurisht të vish nga jashtë kufijve të Anglisë, në futbollin anglez, nuk është e lehtë – ata kanë shkëlqyer” ka thënë Fergie për Klopp dhe Guardiola.

“Mendoj se ata janë bashkuar me panteonin e trajnerëve të mëdhenj që kemi pasur këtu, dhe janë përfshirë në koridorin e lavdisë” ka thënë tutje Sir Alex.

“Ata kanë qenë brilant. Skuadrat e tyre luajnë futboll sulmues dhe tërheqës. Ata kanë prodhuar skuadra fantastike”shtoi ndër të tjerash Ferguson.

Ferguson është një nga trajnerët më të mirë që ka njohur Premierliga, i cili dominoi futbollin anglez me skuadrën e Manchester United. Këto fjalë të Fergie kanë kuptim të madh për Guardiola dhe Klopp, pasur parasysh madhështinë e skocezit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat