Slavia Praga pret që Lukaku të kërkojë falje ndaj klubit çek, kjo është arsyeja

Futboll

Slavia Praga pret që Lukaku të kërkojë falje ndaj klubit çek, kjo është arsyeja

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:40
Romelu Lukaku

Interi fitoi 1-3 ndaj Slavia Pragës në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Fitore kjo që u jep shpresë zikaltërve për një kualifikim eventual në fazën e eliminimit direkt.

Ndërkaq, një zyrtar i klubit çek ka dalë me një deklaratë interesante pas ndeshjes, duke komentuar akuzat e futbollistit belg, Romelu Lukaku se ka pasur kore raciste ndaj tij.

Slavia nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke thënë:

“Kemi kontrolluar xhirimet e ndeshjes dhe kemi parë se nuk ka të bëjë asgjë me racizëm. Shpresojmë dhe presim në një kërkim-falje të lojtarit”, përfundoi personi përgjegjës i klubit nga kryqyteti i Çekisë.

Gjithsesi, mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme nëse do të kemi ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat