Man United largon vëmendjen nga Mandzukic, kthen vëmendjen nga sensacioni evropian

Futboll

Man United largon vëmendjen nga Mandzukic, kthen vëmendjen nga sensacioni evropian

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 22:36
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit kroat Mario Mandzukic.

Anëtari i Juventusit prej kohësh kërkohej nga United, por duket se Djajtë e Kuq nuk e kanë ndërmend më të bëjnë përpjeke për të.

Mediat angleze kanë raportuar se trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga klubi transferimin e bashkëkombësit të tij Erling Braut Haaland.

Talenti norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion me Salzburgun dhe është ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

19-vjeçari ka shënuar 27 gola në 19 ndeshje me RB Salzburg dhe ka bërë shtatë asistime duke bërë që gjysma e Evropës të vihet pas tij.

RB Leipzig, Man Utd, Man City, Liverpool, Arsenal, Juventus, Napoli, Dortmund, Real Madrid e Bayern Munich janë vënë pas tij.

Por duket se përparësi ka United shkaku edhe trajnerit Ole Gunnar Solskjaer që e njeh mirë lojtarin.

Drejtuesit e Djajve të Kuq janë gati të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për të nënshkruar me sensacionin norvegjez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat