Investimi i paprecedentë, 700 mln euro për të ndërtuar anti-Juventus-in

Futboll

Investimi i paprecedentë, 700 mln euro për të ndërtuar anti-Juventus-in

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 23:11
Juventus

Shtatëqind milionë euro. Ky është investimi i bërë nga Suning, që nga momenti i marrjes në pronësi të Inter-it në qershorin e 2016-ës. Asnjë pronar i ri nuk ka patur një ndikim kaq të madh në historinë e futbollit italian, për sa i takon investimeve të bëra.

Dhe nuk është një rastësi që Inter, falë kolosit kinez, ka arritur kaq shpejt të kthehet në skuadrën e vetme që mund të rivalizojë Juventus-in dhe të jetë protagoniste në kompeticionet ndërkombëtare.

Investimi 700 milionë eurosh i Suning përfshin blerjen e aksioneve që mbaheshin nga Thohir dhe Moratti, për një shumë prej 128 milionë eurosh. Gjithashtu, në qershorin e 2016-ës, kompania e familjes Zhang ka rritur kapitalin me 142 milionë euro duke ekuilibruar financat e klubit zikaltër.

366 milionë euro të tjera janë huazuar për të ruajtur sigurinë e bilanceve dhe për të bërë investime në merkato, 131 nga kontratat komerciale, për një total bruto prej 737 milionë eurosh.

Duke llogaritur se investimet frytdhënëse të Suning kanë prodhuar pagesën e 33 milionë eurove në interesa nga ana e Inter-it, me rimbursimin e 4 milionë eurove të kuotës kapitale, totali i investimit të pronësisë kineze deri në këtë moment shkon në 700 milionë euro.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat