Guardiola me plane mbi 5-vjeçare, flet për të ardhmen si trajner

Futboll

Guardiola me plane mbi 5-vjeçare, flet për të ardhmen si trajner

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 09:55
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka thënë se është i gatshëm të qëndrojë te Manchester City përtej kontratës së tij aktuale. Marrëveshja e tanishme e trajnerit katalanas, e cila përfundon në vitin 2021, do të zgjatet mbi pesë sezone në "Etihad", më shumë se në klubet e mëparshme, Barcelona dhe Bayern Munich.

Pep këmbënguli se është i lumtur në Manchester dhe nuk është në pyetje fakti nëse mund të qëndrojë më gjatë: "Kjo gjë varet nga rezultatet. Pas pesë vitesh do të shohim se çfarë ndodh. Unë jam i hapur për të rinovuar, po. Jam shumë i qetë këtu. Nuk është i njëjti trajner pas pesë vitesh si për dy. Unë dua të rritem me lojtarët e mi, me mjedisin. Nuk është aq e thjeshtë të kesh vazhdimësi, të punoni së bashku. Ama, kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll.

Ne duhet të ndiejmë se ende mund të fitojmë së bashku. Kur të kuptoj se nuk është kështu, atëherë do të flas me klubin. Unë jam më i vjetër dhe tashmë kam drejtuar në tri liga të jashtëzakonshme. Eshtë ndryshe, tani jam më me përvojë. Me përvojën që kam tani, dua të qëndroj. Ende kam 18 muaj në kontratën aktuale, aq është shumë kohë në futboll. Unë i besoj shumë klubit dhe ata më besojnë mua. Pjesa tjetër do të vendoset me kalimin e kohës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat