Zoff: Champions-i është dobësuar, “vë bast” se do të triumfojë ky ekip - Bota Sot
Zoff: Champions-i është dobësuar, “vë bast” se do të triumfojë ky ekip

Futboll

Zoff: Champions-i është dobësuar, “vë bast” se do të triumfojë ky ekip

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 12:44
Dino Zoff

Pesë fitore në pesë ndeshje të luajtura, duke u kualifikuar në raundin e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Një Champions i shkëlqyer për Juventusin deri më tani, i cili nuk regjistroi rezultate të bujshme, por arriti të marrë suksesin. Tani është në pritje të ndeshjes së fundit në grup dhe kundërshtarit, që shorti do t’i vendosë përballë në fazën tjetër.

Asnjë klub i madh nuk ka zhgënjyer deri më tani në Champions. Pothuajse të gjithë janë kualifikuar tashmë në raundin tjetër. I vetmi që mungon për momentin është Kampioni i Europës në fuqi, Liverpool, i cili do të eliminohej në rast humbjeje kundër Salzburgut, në xhiron e gjashtë të fazës së grupeve.

Në “Radio 2” ndërhyri legjenda e “Zonjës së Vjetër” dhe Italisë, Dino Zoff, i cili parashikoi se si mund të ishte ky sezon bardhezi: “Juve i ka të gjitha kredencialet për ta fituar Ligën e Kampionëve. Shumë ekipe të mëdha kanë probleme. Bayerni, Barcelona dhe më gjerë". Për ish-portierin e shquar italian, skuadrat e shkëlqyera të Europës nuk janë përmirësuar, përkundrazi: "Konkurrenca është dobësuar".

Së pari, në Serie A, Sarri po e udhëheq mirë Juventusin, ashtu si në Ligën e Kampionëve. I freskët nga fitorja e “Europa League” pranverën e kaluar, trajneri bardhezi tani synon të marrë atë trofe të “përkëdhelur” dy herë me Allegri, por që nuk u mor dot në shtëpi.

Në vitin 2020, Juventusi, si 15 ekipe të tjera, do të luajë për të ngritur trofeun e Champions-it në Stamboll. Përtej parashikimeve të Zoff, që janë tejet optimiste, vetëm fusha e lojës do të vendosë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat