Këto janë fjalët e Xhemajlit për Sinisha Mihajlloviqin

Futboll

Këto janë fjalët e Xhemajlit për Sinisha Mihajlloviqin

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:14
Këto janë fjalët e Xhemajlit për Sinisha Mihajlloviqit

Blerim Xhemajli ka thënë se ai dhe lojtarët e tjerë të Bolognas po kalojnë nëpër momente të vështira gjatë kësaj kohe pa trajnerin e tyre, që kishte qenë më parë trajner i Kombëtares së Serbisë, Sinisha Mihajlloviq, i cili u diagnostikua me leukemi.

Trajneri serb u diagnostikua me leukemi në korrik të këtij viti dhe deri më tani ka bërë hemoterapi tre herë, si dhe e bëri një transplanto të palcës së eshtrave muajin e kaluar.

“Verën e kaluar, nga njëra ditë në tjetrën, ne e gjenim veten pa komanduesin tonë. Ishte një tronditje e vërtetë”, ka thënë mesfushori Xhemajli, në një intervistë të dhënë për gazetën italiane Corriere della Sera.

“Tani ai është duke u kthyer te ne në kohën e duhur, por neve na ka munguar shumë. Ai ishte në kontakt me ne aq sa pati mundësi dhe unë kam folur me të disa herë, por ne kemi diskutuar vetëm për skuadrën dhe për asgjë tjetër. I bëri mirë atij që u largua pak nga puna dhe gjeti diçka tjetër në të cilën mund të përqendruar. Ai vinte te ne në kampin stërvitor sapo dilte nga spitali”.

Tani, Mihajlloviq është lëshuar nga spitali dhe e ka nisur rrugën e gjatë drejt rikuperimit.

“Tri javët që nuk dëgjuam nga ai pas transplantim ishin momentet më të vështira për ne. Në disa ndeshje, mendoj se mund të kishte ndryshuar rezultati po ta kishim dëgjuar zërin e tij në zhveshtore. Megjithatë, ne e dimë se ajo ishte një fazë kyçe në trajtimin e tij dhe tani ai është kthyer. Ne kemi me të vërtetë nevojë për trajnerin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat