Legjenda franceze me kritika të mëdha për Neymar

Futboll

Legjenda franceze me kritika të mëdha për Neymar

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:26
Neymar

Ish mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit, ka nisur një sulm të jashtëzakonshëm drejt Neymar, duke e akuzuar atë se nuk ka respekt për PSG.

Neymar u përpoq të largohej nga PSG verën e kaluar, ku flitej për një rikthim te Barcelona, apo një transferim te Real Madrid.

Petit nuk beson se Neymar është më i mirë sesa lojtarët me të cilët ka luajtur ai gjatë karrierës, duke përmendur Zinedine Zidane dhe Yuri Djorkaeff.

“Kur luaja me Zidanen dhe Djorkaeff, e dija që ata janë në gjendje të vendosnim ndeshjen, kështu që ne pranuam neglizhencën e tyre në mbrojtje”, ka deklaruar Petit.

“Ne e pranuam atë dhe bëmë punën tonë sepse e dinim që ata mund të fitonin me një shfaqje gjeniale”.

“Ky nuk është rasti me Neymar. Ky djal luan për vete, dhe vetëm për vete”.

“Vendosni veten në vendin e djemve në dhomat e zhveshjes te PSG, të cilët jetojnë me muaj të tërë me tekat e këtij djali. Ai nuk ka respekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat