Shqiptarët e Zvicrës në grup me Italinë por ja edhe dy rivalët e mëdhenj

Futboll

Shqiptarët e Zvicrës në grup me Italinë por ja edhe dy rivalët e mëdhenj

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:13
Xhaka me Ronaldon

Në Bukuresht u hodh shorti për Kampionatin Evropian 2020, që do të zhvillohet në 12 shtete. Shqiptarët e Zvicrës janë në grupin A dhe shumë të fortë!

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti me Zvicrën janë në grupin A me Italinë, Turqinë e Uellsin.

Grup i fortë por Zvicra vlerësohet si ndër favoritët kur merret parasysh niveli i tyre.

Favoriti kryesor i grupit është Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat