Fonseca: Dua që Roma të dominojë kundërshtarin

Futboll

Fonseca: Dua që Roma të dominojë kundërshtarin

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 23:15
Fonseca

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, ka treguar synimet me skuadrën e tij.

Fonseca ka punuar në taktika të reja me skuadrën e tij, para ndeshjes me Hellas Verona.

Trajneri ka bërë të ditur se skuadra e tij dëshiron të dominojë kundërshtarin, duke mos i dhënë asnjë mundësi.

“Gjithë skuadra është përmirësuar, por dua që ne të dominojmë kundërshtarët. Nuk është e lehtë ta bësh këtë në Itali, por mua më pëlqen kur skuadra ime ka posedimin” ka thënë Fonseca.

“Nuk do t’iu tregoj se çfarë kemi punuar në stërvitjet për Veronën, pasi në të kundërt Ivan Juric do të dinte gjithçka” ka shtuar ai.

Roma dhe Verona do të vihen përballë njëra tjetrës gjatë së dielës (nesër), në kuadër të Serie A.

Në këtë ndeshje pritet të aktivizohet edhe mbrojtësi i Kosovës, që luan me Veronën, Amir Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat